MENU
klinika

U shitën në 2 orë

UEFA hap hetim për biletat e finales së Tiranës

11.05.2022 - 11:28

Nxjerrja në shitje e biletave të finales së Conference League për publikun është kthyer shumë shpejt në mollë sherri dhe ka sjellë edhe një ankimim dhe hetim zyrtar në UEFA.

Shkak bëhet pretendimi i Feyenoord se nuk kishte asnjë lajmërim dhe se e dinte vetëm tifozeria e Romës që ka përfituar duke siguruar shumë të tilla. “Nëse rezulton e tillë, është e papranueshme”, tha një zëdhënës i Feyenoord për “De Telegraaf”.

Roma dhe Feyenoord kanë siguruar 3000 bileta falas secila, ndërsa mund të blinin edhe 1000 bileta të tjera të cilat i shkojnë zakonisht sponsorëve, familjarëve të stafit e lojtarëve, personave të afërt me klubin.

Ndërkohë, 8500 bileta ishin nxjerrë në shitje në orën 12:00 të së martës, duke u zhdukur me shpejtësi. “U çuditëm. Që UEFA të shesë biletat e tjera, nuk ka asgjë të keqe. Por të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta për t’i blerë”, – theksoi zëdhënësi i Feyenoord.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN