MENU
klinika

Nga Pazari i Ri, te stadiumi

UEFA reklamon Tiranën, video speciale për finalen e UECL

23.05.2022 - 13:59

Finalja e Tiranës është reklamuar me të madhe edhe nga vetë UEFA. Faqja zyrtare e UEFA-s e Conference League ka postuar një video ku pasqyrohet Tirana dhe do të luhet finalja e madhe mes Romës dhe Fejnordit.

Në një video 30 sekondëshe shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të luftojnë Roma dhe Feyenoord.me kupën e ekspozuar në stadium.

“Mirësevini në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Ngrini duart lart nëse do të jeni në finale”, shkruhet në postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN