MENU
klinika

Mbyllet në Lindjen e Mesme

Ulet numri i garave në Formula 1 për këtë sezon

19.05.2022 - 11:31

Organizatorët e botërorit të Formula 1 kanë bërë me dije se gara e Çmimit të Madh të Rusisë, e planifikuar më 25 shtator në pistën e Sochi, nuk do të zëvendësohet me ndonjë pistë tjetër. Kjo garë u anulua dy muaj më parë, pas sulmeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Fillimisht u përfol se kjo garë do të zëvendësohej me një tjetër, por tashmë është marrë vendimi që ajo të mos zëvendësohet. Për pasojë, numri i garave të këtij botërori do të zbresë nga 23 në 22. Gara e Italisë, që zhvillohet më 11 shtator në Monza, do të mbyllë etapat europiane këtë vit.

Ky vendim u mor pas kërkesës së skuadrave, që për shkak të buxhetit të limituar, synonin një ulje të numrit të garave dhe të shpenzimeve. Pas garës së Monza, do të garohet në Lindjen e Largët e më pas në Amerikë, Meksikë e Brazil, për ta mbyllur sezonin në Lindjen e Mesme.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon