MENU
klinika

Vrau civilin

Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte

23.05.2022 - 14:16

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me burg të përjetshëm një ushtar rus 21 vjeç për vrasjen e një civili në gjyqin e parë të krimeve të luftës që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Ushtari i kapur, Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin veri-lindor të Chupakhivka më 28 Shkurt. Ai pranoi se kishte qëlluar 62-vjeçarin, por tha se kishte vepruar sipas urdhrave dhe kërkoi falje nga e veja e tij.

Shumë krime të tjera të dyshuara lufte po hetohen nga Ukraina. Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë pushtimit, ndërsa Ukraina pretendon se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime.

Moska tha më herët të hënën se ishte e shqetësuar për fatin e ushtarit rus dhe do të shikonte opsionet për ta mbrojtur atë.

Ushtari rus, Vadimir Shishimarin, i veshur me një bluzë ngjyrë blu dhe gri, ndoqi vendimin e gjykatës dhe nuk tregoi asnjë emocion gjatë kohës kur u lexua vendimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shpërthejnë kundër Putin: Kur të kthehemi...

Të burgosurit rusë të luftës flasin për CNN

Masakra në Bucha

Pse nuk dënohet Putini?