MENU
klinika

Kylian Mbappe pas firmës

“Vendim i komplikuar, s’ka nevojë të jem kapiten”

23.05.2022 - 18:04

Të shtunën në mbrëmje mbaroi një nga telenovelat më të gjata të merkatos: Kylian Mbappe zgjodhi në fund të qëndronte te PSG. Al Khelaifi dhe Kylian Mbappe kanë dalë në një konferencë për shtyp nga “Parce des Princes”, ku kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës deri më 2025. Presidenti i PSG tha në hapje të konferencës:

“Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë tifozët e PSG, shumë e rëndësishme për ne dhe për Ligue 1. Ne mbajtëm lojtarin më të mirë në botë, është një ëndërr të fitosh, të fitosh dhe të fitosh.

Ne do të jemi një nga kampionatet më të mira në botë dhe i kemi mundësuar Kylian kushtet më të mira për të fituar. Faleminderit familjes, sepse besoi në projektin tonë. Ne duam të vazhdojmë të bëjmë histori me Kylian, kemi ardhur për të fituar dhe për të bërë më shumë histori në këtë klub.

Na pëlqen Parisi dhe kjo është arsyeja pse investojmë këtu, por duam të fitojmë më shumë. Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme për Kylian Mbappé. Ka një klub tjetër në Spanjë që mund ta paguajë shumë më shumë se ne… Projekti sportiv ishte pika më e rëndësishme për Mbappé”.

Mbappé nënvizoi: “Kishte objektiva që duheshin arritur, është një vendim i komplikuar. Gjithmonë kam dashur të merrem me futboll dhe nuk kam pasur probleme me presionin.

Do të kufizohem te futbolli, te loja në fushë, nuk kam funksione të tjera. Është e vërtetë që doja të largohesha më parë, por tani konteksti ishte ndryshe. Nuk doja të largohesha nga vendi im kështu. Historia ime nuk ka mbaruar, dua të fitoj më shumë këtu.

Kur e mora vendimin për rinovim me PSG? Javën e kaluar, por nuk iu thashë asgjë bashkëlojtarëve të mi, edhe klubi donte që unë të heshtja. Kam shumë respekt për Real Madrid dhe i falënderoj për të gjithë përpjekjet e tyre. Kam respekt edhe për Florentino Perez.

Ata bënë gjithçka për mua dhe u përpoqën të më bënin shumë të lumtur, kjo është arsyeja pse duhej ta telefonoja atë personalisht, ne kemi një marrëdhënie të ngushtë.

Një mesazh për tifozët e Real Madridit? Dua t’iu them faleminderit, pasi gjithmonë më pranuan si një prej tyre. E kuptoj zhgënjimin e tyre, shpresoj që ata ta kuptojnë se kam vendosur të qëndroj në vendin tim. Kam mësuar të shikoj përpara, sot firmos një kontratë të re dhe shpresoj të jetë zgjedhja ime më e mirë. Është një epokë e re dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të ndodhë pas tri vitesh.

Roli i Neymar dhe Messi? Të ndihmon të luash me ta, është nder të luash për klube si Real Madrid apo PSG. Cilësia e këtyre dy lojtarëve është e qartë. Por ishte një vendim personal dhe ata e kanë respektuar atë.

Kapiteni? Kam marrë përgjegjësinë në fushë dhe këtu duhet të vazhdoj. Tashmë e kemi një kapiten, i cili është gjithashtu shumë i rëndësishëm për projektin tonë. Nuk kam nevojë të jem kapiten”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN