Ish-asistentja personale e Amber Heard, Kate James, pretendon se historia e aktores si një “e mbijetuar nga dhuna seksuale” ishte marrë nga përvojat e saj.
Kate ishte asistentja personale e Amber nga viti 2012 deri në 2015 dhe dëshmia e saj mund të ndryshojë rezultatin e vendimit. Sasha Wass, e cila është nga ekipi mbrojtës i Heard, e pyeti James nëse Depp kishte pasur ndonjë ndikim në deklaratat kundër klientes së saj, për të cilën ajo ishte shumë e qartë, “Absolutisht jo”.
Ajo vazhdoi duke thënë: “Unë jam këtu për arsyet e mia… Unë jam një e mbijetuar e dhunës seksuale dhe është shumë, shumë serioze të thuash këtë histori nëse ti nuk je dhunuar. Kjo është arsyeja pse jam këtu”.
David Sherborne, avokati i Depp, kishte gjithashtu disa pyetje “A mund të shpjegoni pse po dëshmoni?” James u përgjigj: “Sepse zonja Heard iu referua një bisede që pati me mua për abuzimin seksual që kam përjetuar në Brazil dhe ajo e përdori atë si historinë e saj. Ajo iu referua drejtpërdrejt një përdhunimi që më ndodhi 26 vjet më parë dhe e ktheu atë në historinë e saj duke e përdorur.”
James tha gjithashtu se Heard i dërgonte mesazhe e dehur midis orëve dy dhe katër të mëngjesit pothuajse çdo ditë. James i kategorizoi mesazhet si “abuzive”.
Gjyqi Depp kundër Heard po arrin drejt fundit dhe gjëra të reja po dalin në dritë në mënyrë që gjyqtari të mund të vendosë se kush ka të drejtë dhe kush jo.
Aktori i “Edward Scissorhands” paditi Heard me 50 milionë dollarë për shpifje në një artikull të ‘Washington Post’ të vitit 2018 që ajo shkroi duke e quajtur veten “një figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Heard nuk e përmendi emrin e Depp në ese. Por avokatët e tij argumentojnë se kjo e njollosi figurën e tij, sepse ishte qartësisht referencë ndaj akuzave për abuzim në familje që Heard bëri kur ajo bëri kërkesë për divorc në 2016.
Aktorja e “Aquaman” është kundërpërgjigjur me kundërpadinë e saj prej 100 milionë dollarësh duke pretenduar se Depp po kryen një “fushatë shpifjeje” për të shkatërruar jetën e saj. Të dy po përballen në një gjykatë të Virxhinias për pesë javë lidhur me pretendimet.
Pavarësisht se si shkojnë gjërat, burime pranë Depp-it thonë se ai ndihet “i shfajësuar” dhe i lehtësuar që ka qenë në gjendje të tregojë anën e tij të historisë.