Ekipi i Golden State fitoi 126-117 ndaj Dallas në finalen e dytë play off në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Fitore e rëndësishme për skuadrën e Warriors, që përmbysi një disavantazh prej 19 pikësh që kishte në mesin e takimit.
Ndeshje magjike për Stephen Curry, që realizoi 32 pikë, mbështetur edhe nga Poole me 23 pikë e Looney me 21 pikë e 12 rebound. Vendasit nuk hoqën dorë për asnjë moment nga fitorja, duke e merituar atë.
Golden State i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet në fushën e saj, duke i fituar ato. Për Dallas u dallua Doncic me 42 pikë e Brunson me 31 pikë, por ata ishin të vetëm dhe të pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës.
Në fundin e ndeshjes ishin të pafuqishëm për të fituar. Gjithsesi, dy takimet e radhës do të luhen në fushën e ekipit teksan, që do të synojë të rihapë kualifikimin.