25.05.2022 - 12:12
Mbrëmjen e sotme do të mbahet ndeshja finale e Conference League në Tiranë. Pas trazirave të së martës, policia e Elbasanit ka vendosur t’i vijë në mbështetje policisë së kryeqytetit.
Korrespondenti i Panorama, informon se një autobus me efektivë do vijnë në Tiranë për të monitoruar situatën, që të mos ketë përshkallëzim të tensioneve mes tifozëve të Romës dhe Feyenoord.
Ndërsa efektivët e rendit si edhe tre grupe të Shqiponjave do mbërrijnë në kryeqytet me automjetet e policisë.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
"Përjashtohen përgjithmonë"
Policia e Shtetit: U kthyen 80 huliganë italianë
Masa kundër dhunës