MENU
klinika

Buzëqeshja që vlen sa 1000 fjalë

“Zbërthehet” gjuha e trupit e Kate Moss në gjyqin Depp-Heard

27.05.2022 - 10:35

Një eksperte e gjuhës së trupit ka bërë disa komente lidhur me dëshminë që supermodelja Kate Moss dha së fundmi në gjyqin Depp-Heard.

Gjatë fjalës së saj, 48-vjeçarja rrëzoi pretendimin e aktores Amber Heard, e cila tha se Depp ka shtyrë nga shkallët Moss vite më parë.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James ka analizuar lëvizjet në fytyrën dhe shprehitë e Moss-it. James theksoi se Moss e ka përzemër Depp, pavarësisht se më herët supermodelja pretendoi se e ka vuajtur për vite ndarjen me aktorin.

Nga ana tjetër, James u ndal edhe te vështrimi i Heard-it gjatë gjithë dëshmisë, e cila sipas saj dukej “mjaft i parëndësishëm”.

Teksa u pyet: “A e njeh Johnny Depp?”, Moss pati një buzëqeshje të lehtë në fytyrë dhe më pas tha: “Po”.

“Kate të jep përshtypjen se është e sjellshme, duke buzëqeshur ëmbël dhe duke kërkuar falje kur flet me avokatin por dhe kur ndërpritet prej tij”.

Depp dhe Moss konsideroheshin si “yjet” e Hollivudit kur ata u lidhën nga viti 1994 deri në 1998.

Gjatë dëshmisë së Heard, aktorja pretendoi se Depp e shtyu Moss një herë nga shkallët. Mirëpo supermodelja tha se Depp nuk e ka shtyrë kurrsesi nga shkallët.

Madje, gjatë një udhëtimi në Xhamajka- ku Moss rrëzohet aksidentalisht- supermodelja tha se Johnny erdhi menjëherë për ta ndihmuar dhe u kujdes për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN