MENU
klinika

“Zbërthehet” Xhixha/ /Tension në sallën e gjyqit

Dumani pretendon se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë!

21.05.2022 - 20:48

Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

BalkanWeb mëson se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit.

Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit.

Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

“Zbërthehet” Xhixha/ Pas vrasjeve, Dumani pretendon se ka lidhje me ministra, prokurorë e deputetë! Tension në sallën e gjyqit (Dëshmia)Ndërkohë, në deklarimin e tij përballë togave të zeza, BalkanWeb mëson se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish.
Dëshmia e Besjan Xhixhës në gjyq:

“Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madhe më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.” BW

“S’ka rëndësi numri i prokurorëve apo gjykatësve”

Ambasadori rumun në Shqipëri: Reforma në Drejtësi, t’i drejtohet qytetarit

Bosi i Camorra-s nis bashkëpunimin me drejtësinë

Dorëzohet pas 26 vitesh në burg “Sandokan”

Juristi: Në ruspën e madhe të pushtetit mund të bjerë kushdo

Kryetarja e bashkisë Himarë u zgjodh edhe me tre vota të “rrjedhura” nga opozita