MENU
klinika

Rama poston video nga Golemi

“Zgjidhet përfundimisht problemi i ujërave të zeza”

09.05.2022 - 13:31

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Golem ku ka inspektuar punën për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor.

“Punohet intensivisht për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor, pasi është ndërtuar e tërë infrastruktura nëntokësore, duke zgjidhur përfundimisht problemin e ujërave të zeza edhe në këtë pjesë të plazhit, njësoj si në Durrës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ndërkohë për pastrimin jemi organizuar? Për sezonin flas”, pyeti Rama kryebashkiaken Emiriana Sako.

“Po kemi marrë masat .Sot marrin vendi që orientojmë subjektet si do veprojnë me mbetjet që mos ngatërrohen me koshat e qytetarëve e të shkojmë ne që do marrin mbetjet e tyre”, tha kryebashkiakja.

“Subjektet tregtare nuk duhet të përdorin koshat dhe do i lënë mbeturinat në thes tek dera, në një orë të caktuar e të shkojë t’i marri struktura që kemi organizuar bashkarisht me qeverinë. Të nisë të ndryshojë regjimi i pastrimit por dhe qasje nga ana e njerëzve. Duhet me i ndejt në kokë cdo ditë që të funksionojë si duhet”, tha Rama.