MENU
klinika

Nisin kërkimet në Vlorë

Zhduket 38-vjeçari, bashkëshortja kërkon ndihmën e policisë!

18.05.2022 - 12:22

Një 38-vjeçar me iniciale G.M. në Vlorë ka humbur kontaktet me familjarët. Denoncimi është bërë në polici nga bashkëshortja e tij N. M., 35 vjeçe.

Policia njofton se tani materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.