15.05.2022 - 11:22
Një 49-vjeçar në Divjakë është zhdukur nga banesa e tij prej dy javësh.
Ka qenë bashkëshortja e tij ajo që ka bërë denconcim në polici ditën e djeshme duke kërkuar ndihmën e uniformave blu.
Njoftimi i policisë
Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.