MENU
klinika

Shifër marramendëse

Zyrtare/ Qeveria britanike licencon shitjen e Çelsit

25.05.2022 - 13:35

Qeveria britanike u ka dhënë fund dyshimeve për të ardhmen e klubit të Çelsit duke lëshuar një licencë të veçantë për shitjen e bluve dhe kalimin e pronësisë nga Roman Abramoviç, te Tod Behli.

Premier Liga i dha dritën e gjelbër kalimit të pronësisë të martën në darkë dhe në mëngjesin e sotëm. Edhe qeveria britanike ka bërë të njëjtën gju duke zyrtarizuar kalimin e pronësisë te Behli, i cili ka bërë gati një paketë prej 4,25 miliard paund.

Pas negociatash që zgjatën thuajse një muaj, qeveria britanike u bind se të ardhurat nga shitja nuk do të përfundon në duart e personave të sanksionuar si pasojë e luftës në Ukrainë apo edhe vetë Abramoviç, me këtë të fundit që ka hequr dorë nga përfitimet e tij dhe ka vendosur të kalojë një pjesë të majme për zhvillimin sportiv të klubit.

“Në natën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar arriti në një pozitë ku mund të lëshonte një licencë që i lejon shitjen e klubit të Çelsit”, shkruante njoftimi i qeverisë britanike e cila theksoi se të ardhurat nga shitja do të përdoreshin edhe për bamirësi në Ukrainë dhe për të mbështetur viktimat e luftës për të cilën u ndëshkua oligarku rus duke i hequr klubin.

Ndërkohë, “The Times” bën të ditur se Marina Granovskaia do të përfitojë 20 milion paund si negociatore e shitjes, ndërsa Brus Bak, 30 milionë paund. Pritet gjithashtu që Behli të lëvrojë rreth 200 milion paund për përforcimin e ekipit në verë.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon