MENU
klinika

Nga Ronaldo te Torres

10 futbollistët më të palestruar në botë

19.06.2022 - 17:44

Sport do të thotë shëndet, mirëmbajtje e trupit dhe e mendjes, një kurim në detaje të thuajse çdo muskuli që ekziston në trupin e njeriut, pasi vetëm kështu mund të jesh më efikas, më i rrezikshëm, një hap më përpara sesa kundërshtari.

Por në kohët e sotme shumë gjëra kanë shkuar edhe përtej, pasi janë “shpikur” stërvitje speciale, të shoqëruara me vakte të vogla e të shpeshta, por duke u dhënë muskujve edhe kohën e duhur për të thithur oksigjen dhe për të pasur një freski fizike ideale.

Dhe nëse sheh rrjetet sociale ka shumë nga ata futbollistë apo ish të tillë që kurohen mrekullisht, por ka edhe disa të tjerë që janë fiksuar aq shumë pas palestrimit të muskujve saqë kanë shkuar pranë kategorisë “body building”. Nisur nga ky ves, “Gazzetta dello Sport” ka përpiluar “skuadrën” e lojtarëve më të palestruar.

1.Cristiano Ronaldo – Nuk kishte si të mos niste nga ai. Vazhdimësi dhe kurim prej maniaku është receta e CR7. Pastaj, palestrës i shton edhe gjashtë vakte të vogla ditore dhe 5-6 dremitje gjatë 24 orëve të ditës për t’u dhënë oksigjen muskujve.

2.Hulk – Nuk po flasim për heroin e regjisorit Marvel, por nëse e sheh për nga fiziku i afrohet jo pak. Sulmuesi brazilian 36-vjeçar, e ka marrë pseudonimin e tij pikërisht prej ngjashmërisë së gjigantit me trup të gjelbër, por masa e madhe muskulore nuk e pengon aspak që në fushë të shpalosë cilësi, forcë fizike dhe shpejtësi.

3.Sergio Ramos – Përveç punës ai ka zgjedhur ushqimin shkencor për të shtuar një masë muskulore të frikshme. Fundja, ish-kapiteni i Realit të Madridit dhe aktualisht mbrojtësi i PSG-së nuk njihej për një trup të gdhendur, por dy vjet më parë, postoi një foto në rrjetet sociale, e cila la pa fjalë këdo që e pa.

4.Romelu Lukaku – Muskuj, “pushtet” fizik dhe energji e pastër. Sulmuesi belg njihej për staturën e tij gjiganteske, por në dy vitet tek Inter nën regjimin special të Antonio Contes me një dietë dhe një stërvitje të ndryshme për të, bëri që Lukaku të niste të skulpturonte format e tij trupore.

5.Nani – Portugezi 37-vjeçar, i cili futbollin e përqafoi falë një…pice. “Në shtëpinë tonë vdisnim për bukë. Unë dhe vëllai im shkuam të kërkonim ushqim në një zonë të pasur të Lisbonës. Një zonjë na dha një picë, duke na pyetur pse kishim shkuar atje.

6.Ze Roberto – Pas karrierës si futbollist e kapi situatën se fitnesi po hynte shumë në modë dhe ai jo vetëm iu përkushtua, por i ka shndërruar në biznes stërvitjet e tij shpesh në dukje absurde dhe funksionale.

7.Jose Mari – E kush do ta mendonte?! Emri në fjalë nuk mund t’i shpëtojë dikujt me memorien e fortë. Sulmuesi spanjoll i lindur në 1978-n veshi bluzën e Milanit mes viteve 1999-2002, ku të gjitha pritshmëritë ishin se mos ndoshta do të ishte Inzaghi i ri. I imët fizikisht, por me një nuhatje të mirë goli, më vonë u bë një I palestruar.

8.Leon Goretzka – Pandemia ndryshoi jetën, ritmin e saj, por me sa duket edhe staturën e Leon Goreckës. Rikthimi në fushë postkarantinë, bëri që mesfushori gjerman të shpalosë një fizik të ri fringo.

9.Adama Traore – Palestrën e nisi për hall, duke qenë se në moshën 15- vjeçare kishte probleme në gju, lodhej edhe duke ecur, duke mos shfrytëzuar kështu shpejtësinë e tij. Por puna në palestër i ndryshoi jetën dhe tashmë kuptohet pse Barcelona kërkoi që ta rikthente këtë makineri muskujsh.

10.Fernando Torres – “El Ninjo” është bërë më në fund burrë, madje një përbindësh. Pas elegancës që e shoqëronte në fushë me bluzat e Atletikos, Chelsea e Liverpoolt, Fernando Torres i është riprezantuar botës me një ndryshim kolosal: shpatulla katrore dhe bicepsë madhështorë. E vështirë që dikush kishte menduar një Torres muskuloz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN