MENU
klinika

Sherri në Berat

44-vjeçari plagos një person, policia jep detajet

14.06.2022 - 11:28

Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berat. Sipas policisë 35-vjeçari A. (A) B., gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë 44-vjeçarin D.D.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Berat-Informacion

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.(A). B., 35 vjeç, banues në Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Çlirim”, Berat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin D. D., 44 vjeç, banues në Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.