MENU
klinika

Do të vizitojë Kievin

Abazoviç pranon ftesën e Zelenskyt

13.06.2022 - 11:53

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka pranuar ftesën për vizitë në Kiev nga presidenti i Ukrainës, Volodymir  Zelensky.

Ai thotë se edhe  liderët e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimorn duhet  t’i bashkohen  në këtë vizitë.

Gjithsesi, në idenë e Abazoviçit theksi vihet tek kryeministrat e vendeve anëtare të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë qeveria e Malit të Zi me anë të një komunikate.

“Kryeministri Dritan Abazoviç, pranoi ftesën e bërë nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, për të vizituar kryeqytetin e Ukrainës.”

“Dritan Abazoviç do të nisë një ide për një vizitë të përbashkët në Kiev nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s të rajonit, me qëllim dërgimin e një mesazhi më të fortë dhe të bashkuar të mbështetjes së Ballkanit Perëndimor për sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express/

"Mjet i rëndësishëm kundër korrupsionit"

Sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor?

Abazoviç: Florida e Ballkanit

Çfarë do ndodhë me urën Ulqin-Velipojë

Nuk pranon propozimin për formimin e qeverisë së re

Gjukanoviç shpërndan parlamentin e Malit të Zi

Lekiç duhet të marrë 41 firma të nevojshme

Mali i Zi pritet të mandatojë kryeministrin e ri!