MENU
klinika

Agjenda

Abazoviç sot në Beograd, takohet me Vuçiçin

29.06.2022 - 12:46

Kryeminstri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, të mërkurën do të zhvillojë vizitë zyrtare në Beograd.

Ai do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministren Ana Brnabiç dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiç, raporton Tanjug.

“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviçin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiç.

Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë dy ditë në Beograd. Ai është shqiptari i parë në krye të ekzekutivit malazez.

Prej marrjes së detyrës, ai i ka dhënë Malit të Zi rol në iniciativën “Ballkani i Hapur” si shtet monitorues.