20.06.2022 - 16:51
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të mituri ka ndodhur në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës.
Rreth orës 14:30, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, Orgito Musai, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.