MENU
klinika

Greqi

Aksident tragjik, ndërron jetë një 18-vjeçar shqiptar

13.06.2022 - 11:51

Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.

Motori me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin,  e si rrjedhojë doli nga rruga.

Përplasja ishte aq e fortë sa që shqiptari humbi jetën në vend, shkruajnë mediet helene.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i motorit, shtetas grek është lënduar.

Shqiptari ndodhej pas shokut të tij, hipur mbi motor kur mjeti doli nga rruga.

Pas daljes nga spitali, shoferi i  i motorit  do të arrestohet pasi sipas autoriteteve helene drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm (12 qershor) rreth orës 07:20.

Motori është përmbysur në kilometrin e 75 të rrugës nacionale Selanik – Ierissos .

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi