MENU
klinika

Para ndeshjes

Aksidenti frikshëm i kombëtares bullgare, shmanget tragjedia

11.06.2022 - 13:39

Një aksident i frikshëm ka ndodhur për kombëtaren e Bullgarisë përpara ndeshjes së pasdites së sotme ndaj Gjeorgjisë. Autobusi i kombëtares bullgare është aksidentuar Tbilisi dhe si pasojë e aksidentit është lënduar njëri prej lojtarëve, Todor Nedelev.

Ai është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e parë, ndërsa për pjesën tjetër të ekipit dhe stafit nuk kishte të lënduar. Aksidenti ka ndodhur gjatë rrugës nga aeroporti për një hotel në Tbilisi.

Ekipi bullgar ishte në dy autobusë, të shoqëruar nga policia, në përputhje me kërkesat e UEFA-s. Sipas raportimeve, një nga autobusët është përplasur me një tjetër.

Bullgaria do të ndeshet sot në orën 18:00 ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena”, e vlefshme për Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Në tri ndeshjet e muajit qershor, kombëtarja ballkanase nuk ka fituar asnjë ndeshje ku ka barazuar dy, ndaj Gjibraltarit dhe Maqedonisë së Veriut dhe humbur një, pikërisht ndaj Gjeorgjisë në shtëpi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN