MENU
klinika

Drejtuesi mjetit pa patentë

Aksidenti tragjik/ Humb jetën 18-vjeçari shqiptar!

12.06.2022 - 13:34

Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ai po udhëtonte së bashku me një bashkëmoshatar me motoçikletë në rrugës nacionale Selanik-Ierissos kur u aksidentuan.

Viktima ishte pasagjer në mjeti, ndërsa drejtuesi i motoçikletës nuk kishte patentë.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet. Motoçikleta, raportojnë mediat greke, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një tokë.

Pasagjeri, 18-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar i plagosur në spital.