MENU
klinika

Zbulohet projekti i ri

Aktorja hollivudiane rikthehet pas shumë vitesh në aktrim

30.06.2022 - 10:27

Hoqi dorë nga aktrimi në vitin 2014 dhe tani po rikthehet fuqishëm. Aktorja Cameron Diaz po rikthehet me filmin e ardhshëm të Netflix, Back in Action , një titull i përshtatshëm për rikthimin e yllit të famshëm. Lajmi u konfirmua nga Jamie Foxx, i cili luan gjithashtu në film, përmes një audioje që publikoi.

Aktorja e shpërndau më pas në profilin e saj duke shkruar: “@JamieFoxx vetëm ti mund të më kthesh në veprim! Nuk mund të pres që do të jetë një shpërthim.” Kujtojmë që në një intervistë që dha pak kohë më parë, aktorja tregoi arsyen se pse vendosi që të tërhiqej për një kohë nga aktrimi.

File:Cameron Diaz WE 2012 Shankbone 4.JPG - Wikimedia Commons

Ajo tha se ishte shumë e përkushtuar te aktrimi dhe se nuk kishte “hapësirë për jetën e saj personale”Aktorja tha se gjeti “paqe” kur hoqi dorë, dhe se më në fund do të kujdesej për veten e saj. “Është diçka e çuditshme për tu thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh.

Por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun. Shpenzoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha.”, tha aktorja.

Everything Cameron Diaz Said About Retiring From Acting

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e aktores së njohur

Çfarë tha Cameron Diaz që i trishtoi fansat