MENU
klinika

“Denonconi genocidin serb!”

Albin Kurti u bën thirrje grave të dhunuara të tregojnë krimet

19.06.2022 - 17:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inkurajuar të mbijetuarit e luftës me Serbinë të tregojnë të vërtetën. Pasi bëri homazhe në memorialin “Heroinat”, në Prishtinë, Kurti i ka kërkuar qytetarëve të flasin për gjenocidin serb.

ALBIN KURTI
KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Qeveria jonë është gjithmonë pranë viktimave të mbijetuara gjatë luftës në Kosovë nga dhunimi seksual. Në njërën anë t’i inkurajomë rrëfimet për gjenocidin e Serbisë, sepse e vërteta na ndihmon të gjithëve, edhe si individë dhe shoqëri, por gjithashtu në anën tjetër edhe faktorëve ndërkombëtar ua bënë me dije se nuk duhet të harrojnë një luftë e cilat ka ndodhë në jetën tonë”

Kurti u ndal edhe te vuajtjet e grave gjatë luftës.

ALBIN KURTI
KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Unë e kuptoj plotësisht turpin që ekziston për atë që ka ndodhur për shkak të traditës dhe kulturës tonë, mirëpo në anën tjetër me guxim, ne duhet ta mundim turpin sepse çfarë ka ndodhur nuk ka ndodhur për shkak se ato gra e vajza kishin emra të përveçëm dhe askush nuk ka nevojë që të përjetoj atë si diçka personale apo vetëm, individuale, sepse përdhunimet, sikurse edhe torturat, vrasjet, sikurse edhe të gjitha llojet e vuajtjeve kanë ndodhur meqë ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të jetojmë të lirë në tokën tonë.”

Kryeministri shprehu mirënjohje ndaj Vasfije Krasniqit, e cila i dha kurajo shumë grave që të ndjekin shembullin e saj dhe të dëshmojnë për krimet Serbe.