MENU
klinika

“Nora Istrefi më ka nxjerrë me humbje”

Alesio Alia tregon prapaskenat që s’dimë

08.06.2022 - 11:02

Menaxheri i vipave, Alesio Alia ka folur në një lidhje live dhe ka treguar disa nga sekretet e profesionit të tij. Ai është mjaft i njohur sidomos për punën e tij në Australi, ku ka bërë të mundur që artistët shqiptarë të performojnë. Por mesa duket me disa prej tyre puna nuk ka ecur si duhet pasi ka dalë me humbje e konkretisht me këngëtaren Nora Istrefi.

“Nora s’ka hite, unë i bëra një favor menaxherit të saj, Enis Fetahut. E mora Norën në periudhën kur ishte festa e pavarsësisë së Kosovës, për ti bërë nder dhe humba lekë nuk fitova”- është shprehur Alesio.
Ai ka shtuar se në koncerte të tilla duhet të kesh të paktën mbi 1 orë materiale në skenë, duke shtuar se shumë këngëtar nuk kanë as 30 minuta line-up në skenë.
Ai shtoi se të jesh këngëtar nuk mjaftojnë vetëm 2 këngë por duhet të jesh artist dhe ti japësh publikut. Alesio tha se shumat prej 8 apo 10 mijë eurosh, që supozohet se paguhen këngëtarët, nuk janë aq të vërteta pasi disa prej tyre nuk i meritojnë sepse nuk këndojnë live. Ai tha se nuk bën kompromise në lidhje me këtë pjese dhe se çdo gjë varet nga shitja e biletave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk ua di emrin, ça janë këngëtarë a humoristë”

Menaxheri i VIP-ave ironizon hapur vëllezërit Veshaj