MENU
klinika

Zbulojeni pse

Amber Heard cilësohet si një ndër femrat me fytyrën më të përsosur

22.06.2022 - 11:06

Amber Heard nuk është shumë e pëlqyer për momentin, por ajo ka fytyrën më të përsosur në botë. Këto përfundime janë arritur nga një mjek që përdori raportin e artë grek të bukurisë për të mbështetur pretendimin e tij.

Ky raport i ‘Phi’ u zbulua nga grekët dhe përdoret në matematikë, art, dizajn, film, fotografi dhe shumë më tepër.

Raporti 1.618 mund të gjendet kudo në natyrë dhe shumë e kanë konsideruar atë një formulë sekrete për të krijuar perfeksionin.

Dr. Julian De Silva nga “Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër”, i shpjegoi Unilad-it se si e përdori raportin e artë për të zbuluar se Heard ka fytyrën më të përsosur në Tokë.

De Silva përdor teknologjinë e skanimit të fytyrës që e lejon atë të hartojë fytyrat për të nxjerrë përfundimin se cilat fytyra kanë përmasa perfekte.

Ai analizoi 12 pika kyçe të strukturës së fytyrës së Heard, duke përfshirë sytë, buzët, hundën, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës.

A ka Amber Heard fytyrën më të bukur?

Dr. De Silva zbuloi se, sipas teorisë së Raportit të Artë, fytyra e Heard ishte 91,85% e përsosur, shifër më e lartë se të famshmet e tjera që ai kishte pjesë të studimit.

Kim Kardashian ka vetullat më perfekte dhe Emily Ratajkowski buzët perfekte, janë disa nga gjetjet e tjera të De Silva duke përdorur të njëjtin proces.

Ai gjithashu ka zbuluar se Scarlett Johansson ka sytë më të përsosur dhe Kate Moss ka ballin perfekt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shfaqen me puthje ne publik

Amber Heard prezanton të dashurin e ri

“Besoni të gjitha gratë përveç saj"

Chris Rock del hapur kundër Amber Heard