MENU
klinika

Editoriali i The Washington Post

Amerikës i duhet diplomaci me Kinën, jo presion!

01.06.2022 - 09:00

Një nga telashet e shumta që la pas ish-presidenti Donald Trump janë tarifat për mijëra produkte kineze.

Lufta tregtare e zotit Trump ka qenë një dështim, duke shtuar kostot për amerikanët dhe duke nxitur zemërimin e Kinë.

Ka ardhur koha që Presidenti Biden t’i japë fund kësaj. Ai nuk duhet të presë me muaj për një rishikim zyrtar të tarifave.

Problemi numër 1 me të cilin përballet ekonomia amerikane është inflacioni.

Biden pëlqen t’u thotë amerikanëve se ai po bën gjithçka që mundet, duke e quajtur atë “prioriteti kryesor i brendshëm”. Ai ka merita deri diku, por çmimet e naftës po prekin përsëri rekordin. Por është për t’u habitur që Biden nuk ka marrë në konsideratë mjetin tjetër kryesor që ka ndikon në uljen e inflacionit: heqjen – ose të paktën uljen – e tarifave të Trump për më shumë se 300 miliardë dollarë të importeve nga Kina. Vetë Biden i përshkroi tarifat si “të pamatura”, por ato mbeten në fuqi.

President Donald Trump holds a campaign rally at Bemidji Regional Airport in Bemidji, Minn., on Sept. 18, 2020.

Tarifat janë një taksë që rrisin kostot për produktet e importuara nga jashtë. Trump i vendosi për Kinën duke filluar nga viti 2018, duke pretenduar se do ta detyronin Kinën të blinte më shumë nga bizneset amerikane dhe të tregtonte në mënyrë të drejtë. Kjo nuk ka ndodhur. Kina bleu në thelb të njëjtën sasi produktesh amerikane vitin e kaluar si në vitin 2017, para luftës tregtare.

Pandemia nuk e ndihmoi situatën. Kriza ndryshoi atë që njerëzit donin të blinin dhe uli kërkesën për shërbime. Por katër vjet më vonë, shumë industri amerikane po përballen me kosto më të larta dhe shumë pak kanë qenë në gjendje të kenë akses më të madh në tregun kinez.

Biden ka thënë disa herë në javët e fundit se ai po diskuton lidhur me tarifat me këshilltarët. Heqja – ose të paktën ulja – nuk do ta kthejë inflacionin nga niveli aktual prej më shumë se 8 përqind në objektivin prej 2 përqind, por do të ndihmonte.

Shumë familje amerikane janë të dëshpëruara për mënyra për të kursyer kudo që të munden. Ulja e kostove për veshje dhe pajisje shkollore, mes produkteve të tjera, do të ishte e dukshme.

A Forecasting Model Used by the CIA Predicts a Surprising Turn in U.S.-China Relations - POLITICO

Kina ende nuk luan drejt në tregti.

Praktikat antikonkurruese të qeverisë kineze përfshijnë subvencionimin e industrive kryesore, dështimin për të mbrojtur pronësinë intelektuale dhe, më keq, krijimi i vështirësive për firmat e huaja që të hyjnë në treg.

Mënyra më e mirë për ta detyruar Kinën të ndryshojë është që Biden të krijojë partneritete të forta tregtare me kombet e tjera për t’i bërë Shtetet e Bashkuara më pak të varura nga Kina.

Shtëpia e Bardhë duhet të evoluojë nga “e ashpër ndaj Kinës” në të qenit “e zgjuar me Kinën”.

Kjo fillon me kthimin e të paktën disa prej tarifave të kushtueshme.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Bloomberg/ "Ne shpresojmë që SHBA..."

Biden kërkon të zhvendosë zinxhirët e furnizimit, por Kina…