MENU
klinika

Analiza

Anëtarësimi i Ukrainës do të jetë më i vështirë pas luftës!

03.06.2022 - 13:45

Zyrtarët ukrainas po kërkojnë të nisin rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE, dhe skepticizmi vazhdon në një sërë kryeqytetesh të Evropës Perëndimore.

Që nga pushtimi i Rusisë, shumë në Evropë, duke përfshirë Ursula von der Leyen, presidenten e Komisionit Evropian, kanë folur pro rrugës së shpejtë drejt anëtarësimit në BE duke i dhënë vendit statusin e kandidatit.

Megjithatë, ka ende dyshime në Berlin, Paris dhe kryeqytete të tjera nëse është e mundur të fillohet tashmë procesi zyrtar, përpara një samiti të liderëve në fund të këtij muaji që pritet të vendosë për këtë çështje.

“Do të jetë shumë e vështirë të thuash jo, por do të jetë edhe më e vështirë të thuash po”, tha një diplomat evropian.

Disa njerëz kanë paraqitur alternativa, të tilla si dhënia e Ukrainës një angazhim për statusin e kandidatit më vonë, ose pranimi i saj në një kuadër më të gjerë dhe më të lirë të vendeve pa dhënien e anëtarësimit të plotë.

Ukraine's EU candidate status is one step closer. - UBN

Olha Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës me përgjegjësi për integrimin evropian, tha se secili prej këtyre rezultateve do të ishte jashtëzakonisht zhgënjyes.

“Nëse liderët europianë vazhdojnë të ecin në të njëjtën mënyrë si përpara 24 shkurtit, për sa i përket shpejtësisë, paqartësisë dhe mungesës së vullnetit për të irrituar Putinin, ky do të ishte një dështim i madh i Europës si projekt”, tha ajo në një intervistë nga Parisi.

“Ukraina dëshiron një angazhim ligjor dhe jo një premtim politik”, shtoi ajo, duke përmendur memorandumin e Budapestit të vitit 1994 – sipas të cilit Ukraina hoqi dorë nga armët e saj bërthamore – dhe premtimin e vitit 2008 për anëtarësimin e ardhshëm në NATO, si premtime që perëndimi nuk i kishte përmbushu, që e bënë Ukrainën më të dobët politikisht.

“Ka pasur tre luftëra që nga viti 2008, kështu që ne u bëjmë thirrje liderëve që të përmbahen nga më shumë premtime politike dhe në vend të kësaj të fillojnë vendimet ligjore që do të hapin rrugën për një rrugë evropiane për Ukrainën dhe do të sigurojnë që ne të jemi anëtarë të familjes evropiane,”tha ajo.

Një muaj më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit “tani, në kushte lufte”.

Ai u mbështet nga von der Leyen, e cila në prill kishte vizituar Kievin. Von der Leyen i kishte thënë presidentit ukrainas: “I dashur Volodimir, mesazhi im sot është i qartë: Ukraina i përket familjes evropiane. Ne e dëgjuam kërkesën tuaj, me zë të lartë dhe të qartë. Dhe sot, ne jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive.”

Statusi i kandidatit është vetëm hapi i parë në një proces të gjatë të marrjes së anëtarësimit të plotë, por edhe ky vendim është në pikëpyetje, me Francën, Gjermaninë, Holandën dhe vendet nordike mes skeptikëve.

Macron ka thënë se mund të duhen 20 vjet që Ukraina të bëhet anëtare e BE-së.

epa08881194 European Commission President Ursula von der Leyen during a press statement following a phone call meeting with Britain’s Prime Minister Boris Johnson, at the European Commission in Brussels, Belgium, 13 December 2020. A negotiations phase of eleven months that started on 31 January 2020 following the UK’s exit from the EU ends on 31 December 2020. Von der Leyen announced that EU-British trade talks will continue beyond deadline date on 13 December 2020. EPA/OLIVIER HOSLET / POOL

Një argument është se do të ishte e padrejtë për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë qenë “në radhë” për më gjatë. Të tjerë përmendin çështje lidhur me sundimin e ligjit me Hungarinë dhe Poloninë.

Një diplomat evropian tha: “Është e qartë tashmë se vendimmarrja e BE-së nuk po funksionon dhe ne shohim Hungarinë që mban peng 26 anëtarët e tjerë. Së pari ne duhet të reformojmë proceset tona të brendshme përpara se të fillojmë të flasim për anëtarët e tjerë.”

Alyona Getmanchuk, themeluesja dhe drejtoresha e New Europe Center, një institut me bazë në Kiev, tha se kishte dëgjuar një tjetër arsye për skepticizëm, veçanërisht në Gjermani, në një vizitë të. “Ne dëgjuam joformalisht se ekziston frika për të provokuar Putinin. E kemi dëgjuar veçanërisht në Gjermani: që duke i dhënë Ukrainës kandidaturën, mund të provokojë më shumë Putinin dhe do të ketë më shumë përshkallëzim të luftës”.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se mbështetja për anëtarësimin në BE midis ukrainasve është rritur në 91% që nga fillimi i pushtimit.

Getmanchuk vuri në dukje se për herë të parë, shumica e njerëzve në vendet evropiane mbështetën anëtarësimin e Ukrainës.

“Nëse ky vendim nuk merret në qershor, mund të jetë më e vështirë të merret më vonë, kur do të ketë më shumë zhgënjim në shoqëritë evropiane pasi çmimet e gazit rriten e kështu me radhë,” tha ajo.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Todd Walters vizitë lamtumire në Mal të Zi

“Ballkani duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së NATO”