MENU
klinika

Këngëtari sapo na bëri lëmsh të gjithëve

Ardian Bujupi, pjesë e “Big Brother VIP”?

30.06.2022 - 10:23

Këngëtari Ardian Bujupi numëron hite të njëpasnjëshme si dhe komentohet shpesh për jetën e tij personale.

Së fundmi, ai ka futur në dyshime ndjekësit e tij me një postim që ka bërë në “Instastory”. Ai ka postuar një foto në story ku tregon tatuazhin e tij, pikërisht shqiponjën si dhe shkruan “Big Brother”.

Nga ky postim, mund të hamendësohet se ai do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”. Por a do të jetë? Ende nuk dihet asgjë.

Nga ana tjetër, Ardiani është komentuar shumë gjatë për raportin e tij me ish-konkurrenten e ‘Për’puthen’ Jasmin Kadriun.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Gjithashtu, ai është përmendur shpesh edhe për raportin me Sabrine Khan. Së fundmi, ata janë shfaqur sërish së bashku në një koncert të Bujupit, ku ajo kërcente në skenë.

Sa i takon karrierës, Ardiani do të publikojë bashkëpunimin “Gelato” së bashku me reperin Ledri Vula me datë 1 korrik. Më herët, ai publikoi dhe bashkëpunimin me Noizy-n që rezultoi mjaft i suksesshëm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka bashkëpunuar me Xhensilën dhe Elvanën

Çfarë thotë Ardian Bujupi për dy këngëtaret e njohura?

Flet ish-konkurrentja e "Për'puthen"

Jasmina, në një lidhje me Ardian Bujupin?