MENU
klinika

Kaluan afër viktimës me makinë e motor

Atentati mafioz ndaj 27-vjeçarit: Ja gjurmët në vendngjarje që mund të zbulojnë autorët

11.06.2022 - 17:24

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me shpërthim eksploziv në autostradën Sauk-Teg ditën e sotme, ndaj Aleksandër Sadikajt.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, autorët dyshohet se kanë qenë duke lëvizur me një automjet tip Benz C Class dhe po ashtu, kanë kaluar shumë pranë viktimës. Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë konstatuar edhe një motor, për të cilin policia po punon të identifikojë drejtuesin.

Sadikaj u plagos rëndë dhe më pas humbi jetën në spital pas një shpërthimi me lëndë plasëse në makinën e tij.

Eksplozivi dyshohet se është kontrolluar me telekomandë nga larg, ndërsa motiv për ngjarjen dyshohet se mund të kenë qenë konflikte të viktimës, pasi ai ishte dhe një person me precedent të theksuar penal.