MENU
klinika

Presidenti i IOC

Bach: Po lulëzon sporti edhe në Shqipëri

12.06.2022 - 11:36

Janë inauguruar sot në Shqipëri zyrat e reja të Komitetit Olimpik Shqiptar. I pranishëm në ceremoni, krah kryeministrit Edi Rama, ishte edhe Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach.

Në fjalën e tij, Presidenti Bach u shpreh se me zyrat e reja atletët shqiptarë do të kenë mundësi më të mira.

“Kjo lidhet me ndërtimin e një shteti, me kulturën, shoqërinë e saj. Ne jemi këtu pas zgjedhjes së kryetarit të ri, pas Lojërave Opimpike Ndërkombëtare. Ne jemi të bindur se pas përfundimit të këtyre zyrave të reja atletët shqiptarë do të kenë mundësi më të mira.

Ka një angazhim nga ana e kryeministrit dhe Komitetit Olimpik Shqiptar. Ja kam thënë këtë edhe kryeministrit, në takimin krejt miqësor. Jam shumë i lumtur që sporti në Shqipëri është duke lulëzuar”, tha Bach.