MENU
klinika

Përpara votimit në Parlament/ Arsyeja

Bajram Begaj do heqë dorë nga posti dhe grada ushtarake

03.06.2022 - 22:17

Ditën e nesërme, Parlamenti pritet të votojë emrin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begajt për të marrë postin e Presidentit të Republikës.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije për Panorama.al se Bajram Begaj do të heqë dorë nga postet e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe grada gjeneralmajor.

Mësohet se ai do të heqë dorë vetëm pak përpara votimit në Parlament. Dorëheqja e tij nga këto poste diktohet nga neni 89 i Kushtetutës së Shqipërisë.

Sipas këtij neni, Presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike si dhe nuk mund të jetë kryetar partie.

Neni 89

Presidenti i Republikës nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike, nuk mund të jetë anëtar partie dhe as të kryejë veprimtari tjetër private.

Ndërkohë, gradën gjeneralmajor mund ta mbajnë vetëm oficerët aktivë.

“Në Forcat e Armatosura gradat u jepen oficerëve, nënoficerëve, ushtarëve/detarëve, studentëve ushtarakë dhe ushtarakëve në rezervë. Ato klasifikohen:

a) Për oficerët aktivë: i) grada madhore; ii) grada të larta; iii) grada të ulëta.”
Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, se mazhoranca propozoi emrin e Bajram Begajt për të marrë postin e Presidentit të ri.

Menjëherë pas njoftimit të kreut të qeverisë, ka reaguar dhe Bajram Begaj i cili ka pranuar propozimin e Ramës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN