MENU
klinika

Shqipëria, 10 vende para në FIFA

Baraspeshë në përballjet me Izraelin

08.06.2022 - 13:05

Izraeli është kundërshtari i dytë në Ligën e Kombeve, një rival të cilin Shqipëria e ka hasur kohët e fundit. Mund të jetë i panjohur për trajnerin Edy Reja, por jo për Kombëtaren, pasi në drejtimin e Panuccit dhe De Biasit jemi përballur gjithsej 4 herë me ta.

Dy takime flasin në favor të Shqipërisë dhe dy për Izraelin, ndërkohë që asnjë sfidë nuk ka përfunduar në barazim. Nga përballjet e fundit, në shtator-tetor të 2018, po në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka fituar në shtëpi 1-0 dhe ka humbur në Izrael 2-0.

Ndërkohë, në dy takimet për kualifikueset e Kupës së Botës 2018, në shtëpi kemi humbur 0-3 dhe po me të njëjtin rezultat kemi fituar në transfertë. Pra, Izraeli është vetëm 1 gol më shumë në sfidat direkte.

bekim balaj ndaj izraelit

Sa i përket renditjes në FIFA, Shqipëria është 10 vende para Izraelit, kuqezinjtë janë në vendin e 66-të, rivalët të 77-t. Aktualisht, këtë vit, sërish me Izraelin në grupin e Ligës së Kombeve do të përballemi dy herë, në shtëpi ditën e premte dhe në shtator në Izrael.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN