MENU
klinika

Flitet se ka patur konflikte me Olsa Muhametin

Bora Zemani largohet nga “Përputhen”?

16.06.2022 - 09:49

Ku ka zë nuk është pa gjë. Këtë shprehje e konfirmoi sot Olsa Muhameti që pranoi që zërat se Bora Zemani mund të largohet nga “Për’puthen” nuk janë tërësisht të pavërteta.

Autorja e programit të dashurisë në Top Channel, që sapo ka mbyllur sezonin e tretë, zbulon se do të ketë një “Për’puthen 4”, por që do të jetë shumë ndryshe. Por, a do të jetë e njëjta moderatore që publiku ka ndjekur dhe ka pëlqyer këto dy sezone?

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Olsa thotë se ende nuk ka biseduar më Borën, por vendimi nëse do të dojë të vazhdojë bashkëpunimin, i takon asaj.

“Sezoni tjetër do të vijë tërësisht i ndryshuar. Me Borën nuk është vendosur ende. Është diçka që ende nuk e kemi folur. E kisha lënë për një darkë me Borën para se të shkoja te ‘Kepi i Tundimeve’, por nuk e hëngrëm. Tani jam gjithë kohës në punë. Kur të kthehem, do e diskutojmë.

Ne kemi pasur raporte përtej faktit që Bora hynte në program, unë bëja autoren e programit. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që Bora duhet të ndërmarrë. Duhet të bisedojmë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ajo dhe Bora do të largohen nga “Për’puthen”?

Olsa Muhameti reagon për herë të parë pas thashethemeve


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?