MENU
klinika

Ja ku e shohim moderatoren!

Bora Zemani nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”?

06.06.2022 - 11:34

Nuk mund të mendojmë për “Për’puthen” pa menduar për Bora Zemanin. Ajo është kthyer tashmë në një nga moderatoret më të pëlqyera në ekranin shqiptar. Edhe pse pjesë e televizionit prej disa vitesh, ajo u bë e njohur pas prezantimit të emisionit “Për’puthen”.

Ajo fitoi mjaft fansa me qetësinë dhe mënyrën si përballonte situatat e tensionuara në studio.
Pavarësisht suksesit të këtyre dy viteve të fundit, mesa duket Bora ka vendosur të largohet nga emisioni “Për’puthen”. Tashmë Borën pritet ta shohim në shtator në drejtimin e një projekti të ri.
Bëhet fjalë për spektaklin “Dancing with the Stars” i cili pritet të sjellë dhe Ilir Shaqirin si kryetar jurie. Për momentin Bora nuk ka konfirmuar akoma këto lajme ndërsa Iliri ka shprehur se do vijë shumë shpejt në ekran.
Bora vijon të jetë ende në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes me Donald Veshajn.
Sipas zërave thuhet se çifti janë kthyer dhe po shijojnë kohën e tyre baahkë.
Ata nuk kanë folur aspak për rikthimin në krahët e njëri tjetrit por tashmë dihet se ata janë bashkë.
Së fundmi janë publikuar një foto të dyshes, të cilët janë parë së bashku duke bërë pazar në outletin Seravalle në Genova.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dorëheqje e kontrata të parinovuara

4 largime të bujshme nga Top Channel

Nga takat e larta tek atletet sportive...

Moderatoret që guxuan me daljet e tyre në program

Do e vijojë emisionin e tij në...

Eno Popi rezulton pozitiv ndaj Covid-19