Nëse ke menduar për botoks dhe fillera këtë periudhë, me siguri dilema e parë ka qenë: A janë trajtime që bëhen gjatë verës?
Shumë njerëzve u është krijuar përshtypja se botoksi dhe rrezet e diellit nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. E vërteta është se në disa raste enjtja dhe skuqja e lehtë që vijnë pas trajtimit me injeksion mund të përkeqësohen nëse lëkura ekspozohet ndaj dritës direkte dhe rrezeve UVA dhe UVB. Megjithatë, duhet të dini gjithashtu se ekspozimi i menjëhershëm në diell pas një trajtimi me botoks nuk do të reduktonte rezultatet e injeksionit.
Botoksi mund të parandalojë gjithashtu rrudhat e verës
Gjatë verës, dielli është më i fortë dhe më i ndritshëm dhe pavarësisht se mund të mbajmë syze gjithë kohës, nuk i shpëtojmë dot rrudhosjes së ballit apo pulitjes së syve më shumë se zakonisht.
Kjo bën që zona rreth syve të rrudhoset – veçanërisht nëse lëkura juaj ka tendencë të jetë e thatë. Botoksi gjatë verës mund të eliminojë formimin e këtyre rrudhave duke parandaluar kontraktimin e muskujve sa herë pulisim sytë apo buzëqeshim.
Duke qenë se vera nuk kërkon shumë grim, një pjesë e mirë e njerëzve vendosin t’i besojnë botoksit për lëkurë të lëmuar, shkëlqim natyral dhe freski që zgjat më shumë në kohë.
Po fillerat?
Si botoksi ashtu dhe fillera-t përdoren për të reduktuar vijat në fytyrë dhe rrudhat. Zakonisht fillerat përdoren tek zonat që mund të kenë humbur volumin siç janë buzët, mollëzat apo duart. Një nga produktet më të zakonshme që gjendet tek fillerat është acidi hialuronik. Kjo është e rëndësishme të dihet sepse, ndryshe nga Botoksi, i cili është një kimikat që lidhet me neuro-receptorët, acidi hialuronik mund të degradohet për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve UV.
Pra, është e nevojshme ta shmangni ekspozimin në diell nëse bëni trajtime me filler ose ndiqni me rigorozitet këshillat më poshtë:
1. Për 1 ose 2 javë përpiquni t’i qëndroni larg diellit.
2. Sa herë dilni, mos harroni SPF dhe mbani kapele dhe syze.
3. Vendosni një krem antioksidant ose serum për të reduktuar rrudhat dhe plakjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme.