MENU
klinika

“Kemi krijuar një kapitalizëm skifterësh”

Braçe: Iku gruri, po vjen shalqini! Me çfarë çmimi do shitet?

23.06.2022 - 13:08

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe nga salla e parlamentit tha se në këto 30 vite nuk është ndërtuar një kapitalizëm demokratik, por një kapitalizëm “skifterësh”.

Braçe sqaroi se pasi ngriti zërin për çmimin e grurit, këtë javë është normalizuar situata, por ngriti shqetësimin për shalqinin. Sipas Braçes, nuk mjafton vetëm të shkosh tek bujqit dhe ti shohësh produktin, por duhet t’i gjendet tregu.

“Kur flasim për administratën publike i ndajmë shërbimet dhe shërbyesit, janë nëpunës që duhet të zbatojnë politika, duhet të materializojnë jo vetëm vizion, por edhe vendime. Ka mes tyre të paaftë, dembelë, njerëz pa ambicie, që e kthejnë kapitalizmin në burokratik, sepse nuk e kanë idenë se çfarë është interesi publik dhe priren nga interesi privat, në konceptin e tyre të gabuar se shteti është ku fitohet përtej rrogës.

Kapitalizmi i ndërtuar edhe prej këtyre njerëzve po kthehet në një kapitalizëm skifterësh. Për këtë arsyer kërkohet një strehë e qetë në shtet, në administratën publike.

Javës që shkoi bërtita, madhe që zgjova njërin që fle kudo dhe gjithkund, fle dhe në arrë bilës, i shqetësuar nga klithmat e fermerit për çmimin e grurin. Një javë më pas çmimi po shkon atje ku duhet.

Por kështu do vazhdojmë ne? Kështu do funksionojnë tregjet, që del dikush bërtet…jo. Prandaj fola dhe kërkoj me ngulm. Ne na duhet bursa, një instrument transparent për të cilët njerëzit të kenë besim.

Iku gruri, mbaroi. Tani po vjen historia e shalqinit. Nuk mjafton të shkosh te Turi apo Apostoli atje dhe tja shikosh shalqnin se u poq kësaj jave. Po javës tjetër me cfarë do shitet? Ne nuk kemi treg, nuk kemi kapitalizëm demokratik që i krijon mundësi secilit. Ne kemi ndërtuar një kapitalizëm skifterësh”, tha Braçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kritika ndaj Bordit të Transparencës së karburanteve

Si caktohen çmimet, a po ‘shpërfillet’ bursa?

"Dështuam të thyenim barrierat për hapjen e tregjeve!"

Braçe kritika qeverisë: Duhet ndarë mendja o me fshatarët, o me…


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!