MENU
klinika

Analiza

Britania po hyn sërish në BE… këtë herë nga dera e pasme!

30.06.2022 - 13:06

Boris Johnson duket se ka rënë dakord me propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për një “komunitet politik” evropian duke sugjeruar krijimin e një “Perandoria Romake” moderne.

Ky grupim nuk do të përfshinte vetëm Evropën, por – si me perandorinë e vjetër – do të merrte Turqinë dhe pjesë të Afrikës së Veriut në një përpjekje të dukshme për të forcuar unitetin rajonal.

Ka shumë gabime. Së pari, është historikisht e pasaktë. Perandoria Romake nuk pushtoi kurrë atë që ne tani e quajmë Skandinavi ose pjesën më të madhe të Evropës sllave, nëse Kryeministri mendon se këto duhet të përfshihen.

Më shumë se kaq, e gjitha duket më tepër si një hyrje nga dera e pasme për anëtarësimin e Britanisë në BE, ose të paktën për të bashkëpunuar me një bllok nga i cili Britania votoi për t’u larguar.

Kjo do të ishte një fyerje e madhe ndaj demokracisë.

Por çfarë dimë ekzaktësisht?

Në samitin e G7 në Gjermani, francezët sugjeruan se Johnson kishte treguar “interes” për planin e Macron për një komunitet politik që synonte kryesisht Evropën Qendrore dhe Lindore.

Kjo – sipas Macron – do të lejonte vendet evropiane që respektojnë “vlerat thelbësore” të BE-së të bashkëpunojnë për sigurinë, energjinë, transportin, infrastrukturën dhe lëvizjen e njerëzve.

Problemi i parë: nuk ka “vlera evropiane”.

Blloku është i ndarë masivisht midis një perëndimi progresiv laik dhe një lindje nacionaliste-konservatore.

Nuk është çudi që shumë liderë të Evropës Perëndimore kanë shprehur dyshime rreth anëtarësimit të Ukrainës së shpejti.

A do të dojë vërtet Brukseli një Hungari apo Poloni tjetër në duart e tij?

Nga rruga, Rusia është gjithashtu teknikisht “evropiane” dhe anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

A recently painted mural by British graffiti artist Banksy, depicting a workman chipping away at one of the stars on a European Union (EU) themed flag, is pictured in Dover, south east England on May 8, 2017. / AFP PHOTO / Daniel LEAL-OLIVAS / RESTRICTED TO EDITORIAL USE – MANDATORY MENTION OF THE ARTIST UPON PUBLICATION – TO ILLUSTRATE THE EVENT AS SPECIFIED IN THE CAPTION (Photo credit should read DANIEL LEAL-OLIVAS/AFP/Getty Images)

Më pas, rrugës për në Madrid për një samit të NATO-s, Johnson argumentoi se ideja kishte ardhur nga ai fillimisht dhe se ai ishte gjithashtu në favor të një aleance që përfshin vendet në Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut.

Sipas kryeministrit – i cili me sa duket kishte këtë ide kur ishte Sekretar i Jashtëm: “duhet të rindërtojmë të gjithë konceptin. Unë mendoj se Turqia duhet të jetë atje. Unë mendoj se Magrebi duhet të jetë atje dhe mendoj se në thelb duhet të rikrijojmë Mare Nostrum të Perandorisë Romake.” (Mare Nostrum i referohet Detit Mesdhe.)

Johnson tha se ideja e Macron “ia vlen të shqyrtohet” nëse është në përputhje me qëllimet e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, sinqerisht, është një ide që nuk ka gjasa të fitojë mbështetje, për shkak edhe  të mosmarrëveshjeve rreth asaj se çfarë do të sjellë në të vërtetë ky “komunitet”.

Për të qenë i drejtë me Macron, ai tha se ideja e tij plotëson procesin e pranimit në BE, por nuk është një “alternativë”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba kishte thënë se “asnjë alternativë ndaj anëtarësimit në BE për Ukrainën nuk do të ishte e pranueshme”.

Sido që të jetë, BE-ja duhet të marrë në konsideratë përmirësimin e marrëdhënieve midis lindjes së saj konservatore dhe perëndimit progresiv, duke lejuar vazhdimin e lidhjeve ekonomike, duke pasur parasysh ndarjen e pakalueshme kulturore.

Megjithatë, ajo që është më alarmante është ideja se Londra mund të shkojë përsëri drejt BE-së.

Nga Jonathan Saxty

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Pas marrëveshjes për Brexit...

‘Britania ka humbur vetveten!’