MENU
klinika

Editoriali i The Guardian

Britanisë i duhet një lider krejtësisht ndryshe nga Johnson!

09.06.2022 - 09:30

Boris Johnson i dobët politikisht ndoshta i përshtatet shumicës së deputetëve në Westminster.

Fatkeqësisht për partinë konservatore, ata që kanë më shumë për të fituar ulen në karriget përballë.

Pak votues e dinë saktësisht se çfarë përfaqësojnë Laburistët dhe Liberal Demokratët, por të dyja partitë mendojnë se shumë vende të tjera konservatore do të jenë të cenueshme në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme nëse Johnson mbetet në postin aktual.

Qeveria është pa ide dhe e rraskapitur. Dëshpërimi i konservatorëve shtohet nga Johnson që kryeson një parti të përçarë.

Të hënën mbrëma, më shumë se katër nga 10 kolegët e tij thanë që Johnson duhet të largohej. Që rebelët mund të gjendeshin nga të gjitha krahët e partisë, dhe jo në një fraksion të organizuar, është një tregues se sa shumë është përhpapur kalbëzimi.

Deputetët konservatorë pa dyshim do ta mbanin Johnson nëse ai do t’i ndihmonte ata të mbanin vendet e tyre të punës.

Problemi është se sondazhet tregojnë se Johnson nuk është as popullor, as i besuar – madje edhe mes votuesve konservatorë.

Partia qeverisëse ka të drejtë që i frikësohet hakmarrjes elektorale, e cila ka të ngjarë të materializohet këtë muaj në dy zgjedhje të dyfishta ku deputetët konservatorë të përfshirë në skandal dhanë dorëheqjen.

Votuesit nuk do ta besojnë një kryeministër i cili ka dështuar në mënyrë të përsëritur të tregojë të vërtetën për festën në Downing Street gjatë pandemisë.

Do të duhet shumë punë për të rikthyer besimin në postin e kryeministrit të Johnson.

Deputetët konservatorë mund të shqetësohen për mungesën e dikujt të përshtatshëm për të pasuar Johnson. Kabinetit i mungon guximi t’i thotë të largohet. Por kryeministri është një i vdekur që ecën.

Ai mbijeton sepse askush nuk dëshiron të jetë përgjegjës për fundin e tij. Kjo vetëm po vonon të pashmangshmen. Gjasat janë që rregullat e lidershipit konservator do të ndryshojnë për t’i lejuar kryeministrit të përballet me një sfidë tjetër më shpejt se qershori i ardhshëm.

Paul Goodman, redaktori i faqes Conservative Home, shkroi se do të ishte më mirë për Johnson “të largohej tani si mjeshtër i fatit të tij, i pamposhtur në kutinë e votimit … sesa të dëbohej me forcë”.

Fatkeqësisht, këto fjalë nuk do të merren parasysh. Vendi ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership që mund të prodhojë politika. Johnson ndihet rehat me gënjeshtra në politikë. Pavarësisht se ra dakord për një kufi doganor në Detin Irlandez për të përfunduar Brexit-in, ai tani me gjasë pretendon se nuk e bëri.

Johnson nuk ishte kurrë i përshtatshëm për të qenë kryeministër. Ai nuk ka mundur të përballet me zgjedhjet e vështira.

Britania duhet të udhëhiqet nga dikush që mundet.

Burimi: The Guardian

Përktheu dhe përshtati: Konica.al