Armando Broja shënoi goli e vetëm të Shqipërisë, në humbjen 1-2 ndaj Izraelit në “Air Albania”. Në prononcimin për “Supersport”, sulmuesi në pronësi të Çelsit, ndër të tjera u shpreh:
“Nuk i përballova mirë minutat, sepse nuk fituam ndeshjen. Nuk ka rëndësi vetëm goli për sulmuesin, humbja është më e madhe për mendimin tim. Duhet të fokusohemi si grup. Duhet të jemi të përqendruar dhe të fitojmë ndeshjen.
Taktikat i zgjedh trajneri. Na duheshe një gol, ndaj trajneri ndryshoi. Nuk mundëm të shënonim. Trajneri provoi diçka. Mendimi i trajnerit, unë skam çfarë them.
Futbolli luhet me pasa, kur jam në fushë, shikoj ku janë hapësirat. Kërkoja hapësira për t’u futur. Duhet ta provojmë. Lojtari bëhet i madh kur bën gabime dhe vazhdon. Në pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ishim më aktiv, në pjesën e dytë ishim më mbrapa dhe pësuam 2 gola dhe e humbëm ndeshjen. Ky ishte rezultati në fushë”, u shpreh Broja.