Armando Broja mund të ishte futbollisti që do të kishte zgjidhur ndeshjen në Islandë. Ky ishte mendimi i shumë tifozëve, por edhe shumë specialistëve për ndeshjen e një dite më parë.
Broja zgjidhi i vetëm dy ndeshje në eliminatoret e Botërorit, në dy fitoret kundër Hungarisë, duke i shënuar në mënyrë individuale. Por ende ka dritëhije rreth tij. U la në tribunë ndaj Anglisë, ndërsa këtë herë ishte i infektuar.
View this post on Instagram
Por ajo që bie në sy ishte se nuk pati asnjë njoftim,si nga klubi i Chelseas, apo edhe nga vetë futbollisti. Së fundmi, sulmuesi ka dalë në stërvitje individuale dhe kjo publikuar vetë edhe nga Broja, fillimisht me një foto dhe sot me një video.
Ndërkohë, vetë FSHF ka lajmëruar se futbollisti do të vijë në Shqipëri për ndeshjen ndaj Izraelit, me shpresën për t’u aktivizuar në sfidën e 10 qershorit. Sot nuk ka asnjë njoftim, ndërsa Broja po stërvitet në Londër (nëse është stërvitja e sotme). Pyetja që shtrohet është: A do të jetë apo jo Broja ndaj Izraelit?