MENU
klinika

‘Askush nuk më beson’

Ç’duhet të dini për sëmundjen e rrallë të Brad Pitt

29.06.2022 - 11:38

Brad Pitt ka folur në të kaluarën për një problem që ka me mjediset sociale, veçanërisht me festat. Ai përpiqet të kujtojë njerëzit, të njohë fytyrat e tyre dhe ka frikë se njerëzit kanë një mendim të gabuar për të: se ai është i përmbajtur, i paarritshëm, i zhytur në vetvete.

Por e vërteta është se ai dëshiron të kujtojë njerëzit që takon dhe i vjen turp që nuk mundet. Ai nuk është diagnostikuar zyrtarisht, por mendon se mund të vuajë nga një gjendje specifike: prosopagnosia, një paaftësi për të njohur fytyrat e njerëzve që njihet ndryshe si verbëri e fytyrës.

“Askush nuk më beson!” tha ai në një intervistë për GQ. “Dua të takoj një tjetër [që ka të njëjtin problem si unë.”

Në të kaluarën, saktësisht në vitin 2013, ylli i Hollywood u shpreh se shumë njerëz mund të mendojnë se ai nuk po i respekton, por ai në të vërtetë nuk u mban mend fytyrat.

Termi prosopagnosia vjen nga fjalët greke për “fytyrë” dhe “mungesë njohurie”. Në varësi të shkallës së dëmtimit, disa njerëz me prosopagnosti mund të kenë vetëm vështirësi në njohjen e një fytyre të njohur; të tjerët nuk do të jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis fytyrave të panjohura, ndërsa të tjerët mund të mos jenë në gjendje të dallojnë ndryshimin mes një fytyre dhe një objekti.

Disa njerëz me këtë çrregullim nuk janë në gjendje të njohin fytyrën e tyre.

Prosopagnosia nuk lidhet me mosfunksionimin e kujtesës, humbjen e kujtesës, dëmtimin e shikimit ose paaftësitë në të mësuar dhe mendohet të jetë rezultat i anomalive ose dëmtimtit të rajoneve të caktuara në tru që lidhen me perceptimin dhe kujtesën e fytyrave. Por, mund të jetë e pranishme edhe që në lindje.

Kjo gjendje e rrallë mendohet se prek 2% të popullsisë globale dhe nuk ka kurë. Trajtimi përqendrohet në ndihmën e njerëzve me këtë gjendje që të gjejnë mekanizma përballues për të identifikuar më mirë individët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gabimet dhe deklaratat e ngatërruara të Donald Trump

Video/ Bred Pitt imiton Dr. Faucin