MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë benefitesh ka shalqiri në organizëm?

28.06.2022 - 09:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë benefitesh ka shalqiri në organizëm?

Mjeku: 

👉Ul presionin e lartë të gjakut: një studim i publikuar në revistën amerikane të hipertensionit, tregoi se shalqiri ulte ndjeshëm presionin e lartë të gjakut.
👉Rregullon problemet e tretjes: shalqiri është i pasur me ujë dhe fibra, prandaj është një frut shumë i mirë që rregullon problemet e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.
👉Ju mban të hidratuar: 92% e këtij fruti përbëhet nga uji. Ai ju siguron hidratim gjatë gjithë ditës.
👉Trajton inflamacionin: kolina është një lëndë ushqyese që gjendet në shalqi dhe ndihmon trupin në lëvizjen e muskujve, në proçesin e të mësuarit dhe kujtesës. Kolina ndihmon gjithashtu në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore, ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe redukton inflamacionin.
👉Parandalon astmën: rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek njerëzit që konsumojnë sasi të larta të disa lëndëve ushqyese. Një nga këto lëndë ushqyese është vitamina C, që gjendet në mënyrë të bollshme tek shalqiri.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.