Shumica e shoferëve, sapo ndezin motorin e makinës, ndezin dhe kondicionerin duke rrezikuar shëndetin, pasi humbasin një veprim të rëndësishëm. Konkretisht, ajo që shumë drejtues nuk dinë është se kur automjeti është i parkuar në një vend me temperaturë më të lartë se 16 gradë Celsius, niveli i benzenit mund të arrijë në 2000-4000 mg, nivel ky 40 herë më i lartë se i lejuari.
Këto toksina ndikojnë në trupin tonë dhe veçanërisht në veshkat, mëlçinë dhe indet. Pra, nëse futeni direkt në automjet dhe ndizni kondicionerin me xhamat e mbyllur, ai nxjerr të gjithë ajrin e nxehtë dhe bashkë me të edhe benzenin që është grumbulluar. Ajo që duhet të bëni sipas manualeve është: të hapni xhamat e automjetit për pak kohë përpara se të aktivizojmë kondicionerin.