MENU
klinika

Donald Veshaj i përgjigjet pyetjes së Capital T

“Çfarë u bë me 4 shtëpitë që premtove”?

19.06.2022 - 10:59

Aktori Donald Veshaj pati thënë më herët, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” se do të ndërtonte 4 shtëpi për 4 familje që janë në nevojë.

“Do shihemi se e kam një telefon në dorë dhe do kemi video të tjera. E kam zemrën mal. Doja të shtoja që vërtet nuk e fitova çmimin e madh, por kam vendosur që ato 100 mijë euro ti shtoj nga vetja ime për të ndërtuar 4 shtëpi për njerëzit në nevojë, 2 shtëpi në Kosovë dhe 2 shtëpi në Shqipëri. 100 mijë euro që do ti vendos nga vetja ime se është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që më kanë përkrahur. Patjetër që do kisha dëshirë që të ftoja dhe fituesin që të më bashkohej në këtë nismë për këtë komb që na ka mbështetur. Unë do ta bëj, kështu që nëse dhe ti do, mund ta bësh me mua.”-pati thënë Donaldi më herët.

Mirëpo së fundmi, Capital T e ka pyetur Donaldin se çfarë u bë me shtëpitë që kishte premtuar më herët.

Nga ana tjetër, aktori tha gjatë programit “Më lër të flas” se po merret ende me rastet për ndërtimet e shtëpive.

“Donaldi, nëse ndërton katër shtëpi, e pesta jam unë.”- tha Capital T

“Kam ngritur strukturën, jam duke hapur një fondacion që ka dashur kohën e vet me të gjitha procedurat. Është ngritur një bord, një staf për fondacionin. I kam zgjidhur pak a shumë rastet kush do të jenë. Kanë dashur kohën e vet por do të vijnë gjëra shumë të bukura”, tha Donaldi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia që duan të jetojnë të fshehur

Detajet e rikthimit të Bora Zemanit me Donald Veshajn

"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit