MENU
klinika

Miqësorja

Çmime më të lira, fare pak interes për Estoninë

12.06.2022 - 14:02

Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndeshjen miqësore me Estoninë në stadiumin “Air Albania”, duke nisur prej orës 18:00. FSHF ka nisur prej ditësh shitjen e biletave, por ka shumë pak interes.

Ndonëse me çmime më të lira sesa herët e tjera, ku pas porte mund të sigurohet një biletë me vetëm 500 lekë të rinj, nuk janë shitur as 1 mijë bileta. Shumë pak për një stadium me kapacitet prej 22 mijë vendesh. Përkarshi biletat variojnë nga 1500-2000 lekë të rinj. Në tribunë 8 mijë, ndërsa te VIP është 12 mijë lekë të reja.

Humbja me Izraelin duket ka ndikuar shumë, madje as prezenca e Brojës nuk ka shfaqur interes. Edhe kundërshtari nuk është i kalibrit me emra apo yje. FSHF nuk ka ndjekur sërish një strategji, për të shitur biletat për 2 ndeshje. Duket se shqiptarët e ndjekin Kombëtaren vetëm për ndeshje të forta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN