MENU
klinika

Koleksioni shkon në 21 mln dollarë

CR7, një nga 10 personat në botë që e ka këtë makinë

27.06.2022 - 23:53

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar edhe njëherë dashurinë e tij të madhe që e ka për makinat. Portugezi raportohet se ka shpenzuar 10.5 milionë dollarë për një Bugatti, model i limituar, nga të cilat vetëm 10 janë prodhuar.

Në mesin e dhjetë personave të vetëm në botë që e posedojnë këtë veturë thuhet se është edhe Ronaldo. “Bild” ka raportuar se vetura luksoze “Bugatti Centodieci” u porosit nga Ronaldo në vitin 2020.

Modeli në fjalë iu dorëzua këtyre personave në vitin 2021. Gazeta gjermane bëri të ditur se ka kontaktuar drejtpërdrejt me zyrtarët e prodhuesit të makinës franceze, të cilët nuk e kanë mohuar se Ronaldo ishte njëri nga blerësit, por as nuk e konfirmuan.

37-vjeçari zotëron një numër të madh makinash. Ai ka edhe modele tjera nga Bugatti, por edhe nga Lamborghini, Mercedes-Benz, Rolls-Royce, Ferrari, e shumë të tjera. Koleksioni i veturave të Cristiano Ronaldos tashmë vlen mbi 21 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN