21.06.2022 - 12:18
Për të gjitha maturantët ka dalë nota e provimit për gjuhën e huaj. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila në një postim në rrjetet sociale thotë se pjesa më e mirë e tyre kanë shkëlqyer me notë maksimale.
Ministrja po ashtu shprehet optimiste që edhe në provimet e tjera rezultatet të jenë tepër pozitive.
“I prita me padurim rezultatet e para të maturantëve tanë në provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore dhe gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me nota maksimale. Jam optimiste edhe për provimet e tjera dhe ju uroj shumë suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit, Evis Kushi.