MENU
klinika

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare

De Biasi ka një këshillë për Strakoshën

30.06.2022 - 21:19

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, ishte i ftuar në “TMË Radio”, ku foli për situatat e Inter, Milan dhe Juventus në merkato. Italiani gjithashtu foli dhe për situatën e Thomas Strakoshës, e ardhmja e së cilit vazhdon të jetë pezull.

“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, ishin fjalët e ish-teknikut kuqezi.

Gardiani shqiptar është në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga Lazio dhe për të deri më tani janë interesuar Chelsea dhe Neëcastle, por kjo e fundit është tërhequr pas transferimit të portierit anglez Nic Pope.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN