27.06.2022 - 18:59
Një ngjarje e rëndë është shënuar sot rreth orës 14:10 në lumin Drini i Zi. Ali Lita 15 vjeç ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drin në fshatin Potgorcë të Maqellarës.
15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.
Adoleshenti është futur për tu larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.
Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.
Sipas informacioneve nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.